Ulet borxhi publik

Në këtë vit është shpenzuar më pak

Borxhi publik i Shqipërisë u ul në tremujorin e parë të vitit duke vijuar trendin pozitiv të nisur pas 2015-ës. Të dhënat zyrtare tregojnë se në fund të marsit borxhi i qeverisë zbriti në 68.4 për qind e Prodhimit Kombëtar nga 71 për qind, që ishte në fund të vitit të kaluar.

Këtë vit, të dhënat zyrtare tregojnë se të paktën në tremujorin e parë, Ministria e Financave jo vetëm që nuk ka marrë borxh të ri, por ka shpenzuar më pak sesa të ardhurat e mbledhura.

Kjo është herë e parë në 15 vjet që borxhi kombëtar ulet në një vit zgjedhor. Në të shkuarën, fushatat elektorale janë shoqëruar gjithmonë me rritje të borxhit për shkak të rënies së të ardhurave buxhetore, por edhe rritjes së shpenzimeve nga qeveritë përpara zgjedhjeve.

Qeveria është angazhuar që për të gjithë vitin shifra e borxhit të ulet në 68.9 për qind e Prodhimit Kombëtar, duke rënë për të dytin vit rresht për herë të parë që nga viti 2007.

Back to top button