Rama: Sabotimi politik dështoi sërish, drejtësia konfirmoi të drejtën tonë për “Verë n’dimër”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Prokuroria Speciale ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj tij dhe kryeshefit të ndërmarrjes publike lokale “SportMarketing”, Bardh Krasniqi, lidhur me organizimin e tregut festiv “Akull n’verë” dhe “Verë n’dimër”.
“Tentativat për të bllokuar çdo të mirë që bëhet në kryeqytet janë bërë të përsëritura dhe Përpjekja e Qeverisë për të diskredituar atmosferën festive që me përkushtim u krijua për festat e fundvitit – u RRËZUA sot nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përmes një AKTVENDIMI të qartë dhe të argumentuar!, ka shkruar ai në Facebook.
Në fillim të dhjetorit të vitit 2024, ministri në detyrë, Elbert Krasniqi, kishte bërë kallëzim penal ndaj kryetarit Rama pasi pretendonte se kundërligjshëm i ka deleguar organizimin e tregut festiv ndërmarrjes “SportMarketing”.