Rama: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i uroi mirëseardhje 121 afganëve të cilët sot mbërritën në Aeroportin e Rinasit.
Në një shkrim në Facebook, Rama tha shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut.
“Mirëmëngjesi pa gdhirë dhe me këtë episod mikpritjeje shqiptare, që na kujton kush ishim dikur e na bën nder si vend e si popull, që krenohemi me traditën jo veç me fjalë, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve, duke i uruar së bashku me të gjithë ju mirëseardhjen, në tokën ku ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, edhe 121 fëmijëve, grave e burrave nga Afganistani fatkeq, të cilët braktisën shtëpinë e tokën e tyre, për të shpëtuar jetën”, shkroi Rama.

Back to top button