Rama sot do të takohet Blinken
Sot do të zhvillohet takimi ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Uashington.
Kryeministri Rama, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar në Selinë e Kombeve të Bashkuara në New York me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres, pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dy vjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit, ku sapo ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara.
Rama do të ketë gjithashtu takime edhe me disa kongresmenë./21Media