Polica jep detaje për zjarrin në një supermarket në Ferizaj

Një zjarr i madh ka përfshirë pak minuta pas mesnatës një supermarket në Ferizaj, më saktësisht bëhet fjalë për “Viva Fresh Store” .
Për portalin rtv21.tv lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli, i cili njoftoi se nga ky rast nuk ka të lënduar.
Nga Policia është thënë se dëmet materiale janë të konsiderueshme dhe ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
“Janë në proces hetimi”, ka thënë shkurt Veseli.
RTV21 ka sigurur disa pamje nga vendi i ngjarjes./21Media 

Back to top button