Rama takohet me Macronin: Po përgatitet për të ardhur në Tiranë

Kryeministri shqiptar Edi Rama është takuar me presidentin Francez Emmanuel Macron, në margjinat e samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë.

Rama tha se presidenti Macron po përgatitet për të ardhur në Tiranë.

“Vilnius, Lituani –  Me Presidentin e Francës, Emanuel Macron, i cili po përgatitet për të ardhur në Tiranë”, shkroi Rama në Facebook, duke bashkangjitur një forografi nga takimi.

Tirana do të mirëpresë më 16 tetor Samitin e Procesit të Berlinit, iniciativë kjo që ka për synim rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, ku pritet të marrin pjesë shumica e liderëve të BE-së. /21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button