Kurti për përgjimet Kusari- Simiq: Qeveria ka zero varësi nga Lista Serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar përgjimet e Mimoza Kusari Lila me ish- deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq.

Ai kur është pyetur për këtë çështje  ka thënë se Qeveria e tij ka “zero varësi nga Lista Serbe” e se shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, e ka për detyrë të sigurojë sa më shumë vota në Kuvend.

“Së pari, aty shefja e grupit parlamentar dëgjohet disa sekonda e shumë minuta ka interpretime paraprake partizane. Shefja e grupit parlamentar natyrisht jo vetëm që komunikon me shefat e grupeve të tjera parlamentare, por e ka për detyrë që të sigurohen sa më shumë vota. Qeveria ka zero varësi nga Lista Serbe”, ka thënë Kurti para gazetarëve gjatë vënies së gurthemelit të Qendrës Multifunksionale në Podujevë.

Ai po ashtu ka mohuar se ka takuar Milan Radojiçiqin, i cili është i sanksionuar nga SHBA si dhe kërkohet ngaSll autoritetet  e Kosovës për disa vepra penale.

“Unë as që kam komunikuar, e as takuar, ndonjë herë personin në fjalë. Keni kujdes sa i përket luftës hibride që bëhet nga Serbia”, ka thënë Kurti./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button