Rama takohet me Nuland, diskutojnë për dialgun Kosovë- Serbi dhe Ballkanin e Hapur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka diskutuar për dilaogun Kosovë- Serbi dhe Ballkanin e Hapur me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland.
Ai këto diskutime me të i bëri gjatë takimit që zhvilloi në kuadër të vizitës së tij në SHBA.
Rama përmes një postimi në Facebook njoftoi se tema tjera të diskutimit ishin për agresionin iranian dhe planin e përbashkët të fuqizimit të mbrojtjes kibernetike; portin e ri tregtar të Durrësit dhe bazën e re ushtarake detare
“krizën energjitike dhe solidaritetin mes vendeve të aleancës pro Ukrainës për përballimin e saj; rolin e Shqipërisë në rajon, Ballkanin e Hapur si platformë paqeje dhe nevojën për përparim thelbësor në dialogun Kosovë-Serbi”., shkroi Rama në Facebook./21Media

Back to top button