Osmani thotë se Serbia po përpiqet të shkaktojë destabilizim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se Serbia po përpiqet ta bllokojë përparimin në dialog nëpërmjet obstruksionit, ndaj sipas saj në këtë kontekst ka përmendur se pala serbe ka ngecur në zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë, ka bllokuar marrëveshjen për personat e zhdukur me dhunë dhe po përpiqet të shkaktojë destabilizim përmes strukturave ilegale në veri të vendit.
Këto deklarata Osmani i ka bërë gjatë takimit që ka zhvilluar me shefen e Misionit të SHBA-ve, në Neë York, Linda Thomas-Greenfield.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e presidencës, në këtë takim ku ishte e shoqëruar edhe nga nga zv.kryeministrja Donika Gërvalla-Schëarz, Osmani po ashtu ka thënë se Kosova është plotësisht e përkushtuar ndaj procesit të dialogut. Duke cituar qëndrimin e Presidentit Biden, Presidentja Osmani ka potencuar se dialogu me Serbinë duhet të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë.
Osmani dhe Thomas-Greenfield po ashtu janë pajtuar se është koha që t’i jepet fund Misionit të UNMIK-ut në Kosovë.
Ato po ashtu kanë diskutuar edhe për zhvillimet e përgjithshme në rajon e më gjerë, si dhe pasojat e agresionit rus në Ukrainë./21Media

Back to top button