Rama: Do të kërkojmë çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE

Rama ka thënë se pas zgjedhjeve në Shqipëro do të kërkojnë  çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar sot në Facebook, videon e intervistës së dhënë në Bruksel pas darkës informale të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE, Federica Mogherini me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Përmes çadrës Partia Demokratike kërkoi rrëzimin e qeverisë, tentoi të bllokonte Vetingun e bashkë me të edhe çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Por lajmi i mirë është se nuk ka më çadër në bulevardin e Tiranës dhe Partia Demokratike është në zgjedhje”, shkruan Rama në Facebook.

“U bëra me dije partnerëve tanë mbrëmjen e djeshme në Bruksel se tani që u hap rruga për të ecur përpara me Veting-un, ne do të kërkojmë çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE menjëherë pas zgjedhjeve. Dhe sipas marrëveshjes, opozita do të jetë në krah të qeverisë në këtë përpjekje madhore për Shqipërinë”, shkruan kryeministri Rama.

Back to top button