Rama tregon sa qen endacakë janë adoptuar deri më tani

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama ka njoftuar se deri më tani janë adoptuar 30 qen, ndërsa siç ka thënë ai ka edhe shumë qytetarë të cilët duan të adoptojnë këto kafshë. Rama u shpreh se ekipet tashmë janë duke i shqyrtuar kërkesat dhe në kohë të shkurtër do ju kthejnë përgjigjje.

Tutje, ai u shpreh se synimi është që secili qen në kryeqytet të ketë një pronar.

“Po vazhdon me sukses adoptimi i qenve endacakë. Në më pak se një javë janë adoptuar 30 qen endacak, ndërkohë që janë lajmëruar shumë qytetarë të cilët duan të adoptojnë këto kafshë. Ekipet tashmë janë duke i shqyrtuar kërkesat dhe në kohë të shkurtër do ju kthejnë përgjigjje. Po synojmë që secili qen në kryeqytet të ketë një pronar. Jemi siguruar që të ofrojmë kushte dhe trajtim human për qentë dhe siguri shtesë për qytetarët e kryeqytetit. Jam shumë falënderues që një numër i madh i qytetarëve kanë shprehur interesim për adoptim. Ju lus që të keni kujdes për këto krijesa dhe të tregoni dashuri ndaj tyre. Secili nga qentë që jepet për adoptim do të jetë i pajisur me mikroçip dhe numri i tij është i vendosur edhe në kontratë, montorimi i të cilit do të bëhet nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca”, ka shkruar Rama në “Facebook”./21Media

Back to top button