Miranda Kerr jep lajmin e madh për fansat
Miranda Kerr, një modele e cila vitet e fundit i është përkushtuar biznesit privat, ka zbuluar në Snapchat se është shtatzënë dhe në pritje të djalit të saj të katërt.
“Shumë e emocionuar për të njoftuar fëmijën numër katër”, shkroi ajo në foton e parë, duke njoftuar më vonë se fëmija i katërt është djalë.
Kerr është nënë e tre djemve – Myles, i cili mbush katër vjeç muajin tjetër dhe Hart, 5 vjeç, të cilin e kishte me bashkëshortin Evan Spiegel. Ajo ka një djalë Flynn (12 vjeç) me ish-bashkëshortin e saj Orlando Bloom.
Në një pamje tjetër, Kerr tregon katër palë këpucë të bardha të rreshtuara pas një muri.
Në intervistat e kaluara, Kerr është shprehur e lumtur me jetën me tre fëmijë. Por nuk përjashtoi që do të ketë edhe të tjerë në të ardhmen.