Kaloni te përmbajtja kryesore

Rama udhëton për në Washington, merr pjesë në Expo AI 2026: Kosova po e zë vendin aty ku ndërtohet e ardhmja

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ditën e nesërme në Washington, do marrë pjesë në një prej ‘’ngjarjeve më të mëdha botërore për inteligjencën artificiale dhe inovacionin “Expo AI 2026”’’, ku do ta prezantojë kryeqytetin.

Rama, ka thënë se kjo s’është vetëm një pjesëmarrje protokollare, porse, është dëshmi politike, kombëtare dhe historike se Kosova po zë vend aty ku ndërtohet e ardhmja e botës

“Për dekada, Kosova është parë vetëm përmes luftës, krizave dhe sfidave politike. Nesër, para botës, Prishtina prezantohet ndryshe: si qytet i rinisë; si qendër e inovacionit; si simbol i një shteti që nuk u dorëzua kurrë dhe që sot kërkon vendin e vet në epokën e inteligjencës artificiale.”, ka thënë Rama ndër tjerash në postimin e tij.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button