Rama: Urime fituesve dhe faleminderit të gjithëve

Kreu i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar fituesit e zgjedhjeve lokale dhe ka falënderuar qytetarët dhe të gjithë ata që janë anagzhuar për fitoren e këtij subjekti.
Partia Socialiste ka fituar Dibrën, Durrësin, Lushnjën, Vorën e Rrogozhinën, me rezultate, siç u shpreh Rama, përtej parashikimeve më optimiste.
“Ia dolëm me tërmetin dhe me pandeminë, e gabimisht menduam se më e keqja kaloi. Kjo që sapo na ka dalë përpara është më e keqja fare. Duhet me se s’bën t’ia dalim edhe kësaj. Të bashkuar, jo të ndarë”, ka shkruar Rama në Facebook./21Media

Back to top button