1 viktimë dhe 23 raste të reja me COVID-19

Një qytetar ka humbur betejën me COVID-19, në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ndërsa nga 985 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin.
Janë shëruar 137 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222 mijë e 508.
Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 1 mijë e 21.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 95 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1 milionë e 815 mijë e 802 doza të vaksinës.
Deri më sot 817 mijë e 331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërsa janë dhënë 98 mijë e 155 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./21Media

Back to top button