Rama uron 81 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë

Muaji nëntor është muaj feste për kombin shqiptar. Pas kremtimit një ditë më parë të shpalljes së Pavarësisë, Shqipëria, sot më 29 nëntor, feston Ditën e Çlirimit nga pushtuesit nazi-fashistë.

Në një postim në Facebook, Rama ka shkruar: Mirëmëngjes, dhe me urimin për festën kombëtare të çlirimit, ju uroj të gjithëve një fundjavë të paqtë.

Shqipëria u çlirua plotësisht më 29 nëntor të vitit 1944. Kjo datë simbolike, jo vetëm Shkodrën, por zyrtarisht, të gjithë Shqipërinë, e gjeti të çliruar nga pushtuesi nazi-fashist.

Si e tillë, Shqipëria do të ishte vendi i vetëm i Ballkanit, i cili do të çlirohej me përpjekje vetjake.

Back to top button