Rama uron Abazoviqin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Dritan Abazoviqin pasi është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi.
Në një postim në Twitter, Rama ka shkruarse askush s’do ta kishte besuar se Ballkani do të kishte tre kryeministra shqiptarë.

“I lumtur që Dritan Abazovic është nga sot kryeministri i Malit të Zi! Kush do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë. Na takon ne të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve e mirëqenie për të gjithë. Urime dhe sukses Dritanit, për Malin e Zi e për krejt rajonin tonë”, ka shkruar Rama.
Kuvendi i Malit të Zi sot zgjodhi Qeverinë e 43-të.
Për zgjedhjen e Qeverisë së re dhe ekspozimin e mandatarit votuan 45 deputetë të mazhorancës së re, ndërsa kundër tre deputetë të SD-së./21Media
Back to top button