Rama uron Kosovën për vizat: Më në fund BE po e heq nga vetja njollën e turpit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Kosovën pasi Këshilli i Ministrave miratoi me unanimitet liberalizimin e vizave.
“Një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja, e cila më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si të ishte një vend jashtë Europës! Urime jo vetëm Kosovës, po edhe Bashkimit Europian”, shkruan ai.

Ministrat e Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian miratuan sot vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel.
Ministrat e miratuan këtë vendim “në lexim të parë”, pa diskutime, pasi për këtë më herët në takim të ambasadorëve ishin pajtuar përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare.
Siaps saj rregullat e reja duhet tash të miratohen nga Parlamenti Evropian para se të nënshkruhen dhe botohen në gazeten zyrtare të Bashkimit Evropian./21Media

Back to top button