Rama uron pavarësinë e Kosovës

(Lajm i përditësuar)


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Gëzuar Pavarësinë Kosovë”, ka shkruar Rama në Facebook me një foto nga parakalimi i ushtrisë së Kosovës.


Hasani: Shqipëria ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë përkrah Kosovës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë ka uruar Kosovën.

Ai tha se Shqipëria ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë përkrah Kosovës dhe mbështetëse e promovuese e vendit që asaj i takon në strukturat europiane, euroatlantike dhe ndërkombëtare.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Sot, ne festojmë lirinë e sovranitetin e Kosovës, por edhe përulemi për përpjekjet dhe sakrificat e jashtëzakonshme të vëllezërve e motrave tanë për një Kosovë demokratike, të sigurt e të begatë”, ka shkruar Hasani në “Facebook”.


Begaj në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Jemi dy shtete, por një komb me një gjuhë e një kulturë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë ka uruar Kosovën.

Begaj përmes një posaimi në “Facebook” ka thënë se Pavarësia e Kosovës sot është një histori suksesi në Ballkan në respektimin e të drejtave të njeriut, me kulturën e saj të gjallë dhe energjinë rinore të një populli që sheh përpara.

“Kosova, shtet i pavarur, është një faktor pozitiv, paqedashës dhe i rëndësishëm për sigurinë në rajonin tonë. Jemi dy shtete, por një komb me një gjuhë e një kulturë. Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi të artë për të treguar se jemi të aftë të ndërtojmë shtete moderne sipas parimeve demokratike, në bashkëpunim e bashkërendim me partnerët tanë, SHBA-në dhe BE-në. Gëzuar, Kosovë”, ka shkruar presidenti shqipëtar./21Media

Back to top button