Rama uron shqiptarët: Gëzuar Ditën e Pavarësisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka uruar 112 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në një postim në Facebook, Rama e ka publikuar një video nën koreografinë e disa valltarëve të shoqëruar nga kënga “Për ty atdhe”, të kënduar nga tenori i njohur nga Kosova, Ramë Lahaj.

‘’Mirëmengjes dhe me jehonën e këngës “Për ty, Atdhe”, nga Sheshi i Flamurit në Vlorë, te Kalaja e Rozafës në Shkodër dhe Sheshi Skënderbej në Tiranë, ju uroj Gëzuar Ditën e Pavarësisë’’, ka shkruar Rama./21Media

Back to top button