Rama uron Vetëvendosjen

 

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas rezultateve të para të zgjedhjeve, ka uruar të Lëvizjen Vetëvendosje, si dhe të gjitha partitë për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Rama ka thënë se pret që ky vullnet i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën, me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik e social.

“Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve, LVV, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën, me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik&social”, ka shkruar Rama në twitter./21Media 

Back to top button