Rezultatet e partive nëpër komuna, LDK nuk prinë në asnjë komunë

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka proceduar mbi 98% të të dhënave preliminare të zgjedhjeve të mbajtura dje, me 14 shkurt.

Këto rezultate flasin se Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm në nivel të përgjithshëm, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, pastaj Lidhja Demokratike e Kosovës, Lista Serbe dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndryshe, sa i përket renditjes nëpër komuna, është serish LV-së, që del të jetë prijetare. Lëvizja Vetëvendosje udhëheqë në 22 komuna. E dyta del të jetë Lista Serbe që 10 komuna, Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë të parat secila në nga 2 komuna, kurse me nga 1 komunë prijnë Nisma dhe KDTP.

E Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila renditet e treta në rezultatet e përgjithshme në tërë territorin e Kosovës, nuk rezulton të prijë në asnjë komunë.

LV prinë në Gjakovë me 53.83%, Gjilan me 63.21%, Dragash me 24.46%, Istog me 43.81%, Kaçanik 57.95%, Klinë 30.02%, Fushë Kosovë 55.57%, Kamenicë 54.94%, Mitrovicë Jugore 63.04%, Lipjan 47.32%, Obiliq 52.57%, Rahovec 46.49%, Pejë 49.14%, Podujevë 59.45%, Prishtinë 64.13%, Prizren 45.89%, Shtime 49.50%, Suharekë 37.54%, Ferizaj 60.59%, Viti 57.27%, Vushtrri 60.08% dhe Hani i Elezit 53.06%.

SL prinë në Leposaviq me 79.10%, Novobërdë me 45.17%, Shtërpcë me 59.36%, Zubin Potok me 83.76%, Zveçan me 86.77%, Graqanicë me 54.52%, Ranillug me 69.08%, Partesh me 80.10, Kllokot me 39.23%, Mitrovicë Veriore me 60.54%.

PDK prinë në Drenas me 64.03%dhe në Skenderaj me 72.54%.

AAK-ja prinë në Deçan me 52.92% dhe në Junik 47.47%.

Nisma prinë në Malishevë me 31.55%.

Kurse KDTP prinë në Mamushë me 65.79%./kallxo

Back to top button