Ramadani: Maskat duhet të mbahen deri në rastin zero

 

Drejtori i Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani në takim Takimi i Komitetit për Vlerësim të Situatës me Covid 19 ka thënë se maskat qytetarët nuk duhet t’i largojnë por se ato duhet të  vendosen edhe mëtej.

“Krahasur nga 7 shkurti deri më sot, janë zvogëluar rastet si dhe numri i të vdekurve, infektueshmëria është stabilizuar dhe nuk ka shpërthim. Duke pasur parasysh rrezikun dhe të panjohurat, ne do të vazhdojmë masat me një intensitet të shtuar, me synim të arritjes së 0 rasteve me Covid… Maskat duhet të mbahen deri në pacientin e fundit apo deri në rastin zero”, ka thënë Ramadani.

Ramadani, tutje ka thënë se është e gatshme strategjia për nisjen e vaksinimit, ndërsa ka folur edhe për variantet e reja të koronavirusit./21Media

Back to top button