Ramadani: Nisma e formuluar nga Abdixhiku e cila ka marrë mbështetje nga Haradinaj është sjellje e moderuar politike

Analisti Burim Ramadani, lidhur me nismën e formuluar nga LDK e cila ka marrë mbështetje nga AAK ai po e vlerëson sjellje të moderuar politike.
Po ashtu sipas tij qeveria gjithëpërfshirëse transitore është solucioni i ndërmjetëm.
“Qeveria Gjithëpërfshirëse Transitore është Solucioni i ndërmjetëm. Nisma e formuluar nga LDK dhe Abdixhiku – e cila paska marrë mbështetje nga AAK dhe Haradinaj – për konsulta për Qeveri Nacionale të Tranzicionit është sjellje e moderuar politike për zgjidhje të ndërmjetme”, ka shkruar Ramadani. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?