Ramadani: Për ngjarjen në veri përgjegjës janë Vuçiq dhe Vulin

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka thënë se përgjegjës për ngjarjen në veri ku u vra polici Afrim Bunjaku, janë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ai i Shërbimit Sekret të Serbisë Aleksandar Vulin.

Ramadani tha se të dytë janë promovues të politikave të Millosheviqit.

Vulin është futur në Listë të Zezë, njëjtë pres të të ndodh edhe me Vuçiqin.

“Sulmi i sotëm kriminal me armë të rënda nga formacione para-ushtarake serbe duhet të jetë momenti kur gjithçka vendoset nën Kushtetutshmërinë e Kosovës, në bashkërendim me praninë ndërkombëtare ushtarake të udhëhequr nga NATO”, tha Ramadani.

Back to top button