UNMIK: Autorët e sulmit në veri të mbajnë përgjegjësi, palët të përmbahen

Përfaqësuesja speciale e sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka bërë thirrje që autorët e sulmit të së dielës në veri të vendit ku mbeti i vdekur një zyrtar policor dhe një tjetër është plagosur, të mbajnë përgjegjësi.

Në komunikatën e lëshuar nga UNMIK-u në Twitter, thuhet se Ziadeh ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për humbjen e jetës së policit kosovar dhe ka dënuar ashpër këtë “incident tragjik”.

“Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet e saj të thella për humbjen e jetës së një polici të Kosovës dhe dënon pa mëdyshje këtë incident tragjik në termat më të ashpër”, thuhet në njoftim.

Ajo më tej ka uruar shërim të shpejtë për zyrtarët policorë të lënduar.

Në reagim më tej thuhet se UNMIK-u po monitoron nga afër situatën dhe u kërkon të gjitha palëve të përmbahen.

Back to top button