Ramosaj flet për sulmet që janë bërë ndaj dy kundërkandidateve

Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, sonte në RTV21 ka folur për sulmet që janë bërë ndaj kandidates së PDK-së, Ardiana Qorraj dhe asaj të LDK-së për kryetare të Deçanit, Hyri Dobrunaj.
Ramosaj ka deklaruar se çdonjëri që kandidon, do të jetë i sulmuar nga rrjetet sociale, që janë bërë të shumta. Ai ka thënë se nuk beson që dikush mund ta sulmojë një femër në Deçan, shkruan rtv21.tv

Në Deçan janë 39 mijë e 875 qytetarë me të drejtë vote. Në garë për të udhëhequr Deçanin janë pesë kandidatë: nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-Bashkim Ramosaj, nga Lëvizja Vetëvendosje-Orges Tafilaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës-Hyri Dobrunaj, nga Partia Demokratike e Kosovës-Ardiana Qorraj dhe Isa Elezaj si kandidat i pavarur./21Media

Back to top button