Vjen barazimi i radhës për Interin, pa gola kundër Shakhtar Donetsk

 
Ka përfunduar ndeshja mes skuadrës së Shakhtar Donetsk dhe Interit, e vlefshme kjo për xhiron e dytë të Grupit D të Ligës së Kampionëve.
Pas 90’ minutave lojë të zhvilluar, të dy skuadrat së bashku kishin tre goditje drejt portës, respektivisht Shakhtar regjistroi një sosh, krahas dy goditjeve të Interit.
Interi e vazhdon formën jo të mirë në Ligën e Kampionëve me barazim pa gola kundër skuadrës ukrainase, ku edhe në xhiron e parë pësoi humbje me rezultat minimal 1:0 kundër Real Madridit.
Pas dy xhirove të zhvilluara, Interi pozicionohet në vendin e tretë në Grupin D me vetëm një pikë të arkëtuar, njëjtë sikurse Shakhtar Donetsk që pozicionohet në vendin e fundit.
Rezultati final i ndeshjes mes Shakhtar Donetsk dhe Inter është 0:0.

Back to top button