Ramush Haradinaj kujton rënien e Luanit: Forcën e gjetëm në kujtimin e tij

Kreu i AAK-së Ramush haradinaj në 25 vjetorin e rënies e ka kujtuar vëllain e tij Luan Haradinajn.
Ai përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë ndër tjerash se një ngjarje e tillë i bëri edhe më të fortë.
“Si sot njëzetepesë vjet më parë, Luani mori rrugën e përjetësisë. Pikërisht në ditëlindjen e Nanes Ruke. Qëndruam të fortë atëherë dhe sot, sepse forcën e gjetëm pikërisht në kujtimin dhe shëmbëlltyrën e tij. Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj.
Luan Haradinaj ishte vrarë në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin shqiptaro-shqiptar./21Media

Back to top button