Ramush Haradinaj kujton vëllain Enverin në përvjetorin e vdekjes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vëllain e tij, Enverin, në 18 vjetorin e vrasjes së tij.

Haradinaj ka thënë se Enveri në luftë e sfidoi vdekjen, por u nda nga ta në liri.

“Enver, në luftë dole triumfues pavarësisht se e sfidove vdekjen nëpër shumë beteja, por u ndave padrejtësisht nga ne në liri. Vazhdojmë të jetojmë me kujtimin për ty! Pusho i qetë në tokën e Kosovës, vëlla!”, ka shkruar Haradinaj.

Enver Haradinaj u vra në pritë në vitin 2005, derisa po kthehej nga Peja në Deçan./21Media

Show More
Back to top button