Ramush Haradinaj nderohet me medalje

Haradinaj merr medaljen e partneriteit mes Iowas dhe Kosovës

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj sot është takuar me një delegacion të shtetit të Ioëas së SHBA-ve, nga të cilët u nderua me medaljen e partneritetit të shtetit Iowas me Kosovën. Këtë e ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ku ndër të tjerash ka shkruar se Iowa është shembull për sukses.

“ U nderova me medaljen e partneritetit te shtetit Iowa me Kosoven nga sekretari i shtetit per bujqesine, Bill Northey. Nje nate e vecante me miq nga Garda Kombetare e Ioëas, nga Universitetet e Ioëas, shtetit qe ka ndihmuar Kosoven ne shume vite permes profesionalizimit dhe mbeshtetjes per FSK-ne nga Garda Kombetare e Iowas. E ritheksova perkushtimin per miqesine e perjetshme me SHBA-ne dhe nevojen e thellimit te bashkepunimit tone ne fushen e ekonomise e vecanerisht ne bujqesi. Iowa eshte shembulli me i mire i zhvillimit dhe ne duam ta ndjekim kete shembull te suksesit”, ka shkruar Haradinaj./21Media

 

Back to top button