Ramush Haradinaj përkujton heroin Mujë Krasniqi

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin Mujë Krasniqi dhe 40 bashkëluftëtarët e tij, në nderë të 25 vjetorit të rënies së tyre, raporton rtv21.tv.

“Mujë Krasniqi, i këndoi lirisë, e në kërkim të saj bashkë me trimat ranë tek kufiri që nuk ekziston më. Vepra e tyre madhore na shërben si udhërrëfyes në punën tonë të përditshme në forcimin e shtetit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

I parii AAK-së ka shtuar se vendosmëria dhe trimëria e komandant Kapuçit janë të gdhendura në historinë dhe kujtesën e shqiptarëve./21Media

Back to top button