Ramush Haradinaj takon Van Dammen

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar aktorin e famshëm të filmave aksion në nivel botëror, Jean-Claude Van Damme, i cili po qëndron në Kosovë.
Haradinaj në Facebook ka shkruar se ishte ndjenjë e mire të takohet me aktorin e famshëm.
”Sot, në ceremoninë hapëse të Zero Pozitive Shop në Prishtina Mall, me rastin e promovimit të orëve të dorës Helfer me pronar afaristin e suksesshëm shqiptar nga Zvicra, Kushtrim Musliu. Gjithashtu, ndjenjë e mirë ta takoj edhe aktorin me famë botërore, Jean-Claude Van Damme. Me afaristë të suksesshëm si Kushtrimi e shumë të tjerë që investojnë në vendin tonë të përbashkët, përveç që ndodh zhvillimi ekonomik, Kosova shndërrohet në një vend interesant dhe tërheqës për fytyra të njohura me famë botërore përmes së cilave bëhet prezantimi më i saktë i imazhit tonë si popull e si shtet”, ka shkruar Haradinaj./21Media