Universiteti i Bernës, konfirmoi zyrtarisht se Lini është vendbanimi më i vjetër në Evropë

Sipas rezultateve të gërmimeve mbi 4-vjeçare të arkeologëve shqiptarë dhe atyre nga Universiteti i Bernës kanë konfirmuar, se vendbanimi palafit i Linit në Pogradec është më i vjetri në Evropë, mbi 8500-vjeçar.
Këtë e ka bërë të ditur gazetarja Aida Shtino në një postim në Facebook.
”Ky vendbanim i palafit (ndërtim mbi pilota druri ngulur në liqen) është zbuluar në Lin të Pogradecit.
Një zbulim i jashtëzakonshëm, zbuluar ndonjëherë në vendin tonë i bërë nga një bashkepunim arkeologesh të një ekipi zvicerian dhe shqiptar. Bëhet fjalë për një vendbanim mbi’ujor të rreth 55 shekuj p.e.s. !!!!!! E paimagjinueshme për nga vjetërsia…dhe me një ekonomi bujqesore të bashkangjitur. Një nder provat e para te bujqesise ne Europe, pra Europa e paska marë nga ky vend bujqësinë !!!”, ka shkruar Shtino në Facebook.
Konfirmimin, pas analizave me karbon, e jep Albert Hafner, drejtor i Institutit të Arkeologjisë në Universitetin e Bernës (Zvicer).
Back to top button