Raportet Kosovë-SHBA në krizë?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vazhduar të dërklarojë se ka ndalur një konflikt midis Kosovës dhe Serbisë. Mbrëmë gjatë një takimi me shefin e NATO-s Rutte, Trump tha se ka përdorur ekonominë për të ndalur konfliktet mids dy vendeve.
“Konfliktin Serbi-Kosovë e zgjidhëm atë. Ishte një çështje që do të ndodhte. Dhe përsëri, ishte diçka që unë e përdora. E përdora tregtinë për shumë gjëra, por është shumë efektive për zgjidhjen e luftërave. Ishte me të vërtetë shumë e rëndësishme”., ka deklaruar Trump.
Por, përvec presidentes Osmani e cila tha se Trump e ka fjalën se ka ndalur një sulm të Serbisë ndaj Kosovës që do të ndodhte kohëve të fundit, askush nga institucionet e tjera nuk ka pranuar të flas për këtë çështje. Edhe këtë të martë ministri i Punëve të Brendshme Xhelal SVeçla nuk ka pranuar të flas për deklaratat e presidentit Trump.
‘’Jemi jashtëzakonisht falenderues për mbështetjen e SHBA-së ndaj Kosovës”, th Sveçla
Presidentja Osmani ka pralajmëruar konferencë në mesin e kësaj jave në të cilën do t’i përgjigjet kritikave tëRichard Grenell se ajo shtrembëroj deklaratat e Trump.
Për, këto përplasje nuk ka dashur të flas deputetja e PDK-së Blerta Deliu.
As deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, nuk ka preferuar të flas për përplasjet e fundit të Grennellit me presidenten Osmani, por ka thënë se kontribues shumë i madh në prishjen e raporteve Kosovë- SHBA është kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
‘’është fatkeqësi që zoti Kurti prej se ka ardhur në pushtet ka prishur raportet me SHBA-të”., u shpreh Mustafa
Por, deputeti i LVV-së, Nezir Kraku, mohon kritikat e ish-opozitës për prishje të raporteve me SHBA-të.
‘’Raportet me SHBA-të janë normale”, tha ai.
Për vizitë në Kosovë ishte zyrtari i lartë i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Brendan Hanrahan, i cili zhvilloi takime me përfaqësues politik në vend. U tha se vizita kishte për synim avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe politik./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?