Kaloni te përmbajtja kryesore

Raporti i Auditimit: Qëllimi i testit të arritshmërisë nuk është arritur

Zyra Kombëtare e Audtimit, auditorja e Përgjithshme, ka kryer auditimin e performncës “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare”.
Bazuar në gjetjet, konkluzioni i auditimit është se në institucionet e përgjegjëse nuk kanë arritur të përmirësojnë metodat e marrëdhënies dhe vlerësimit në përputhje me kërkesat e kurrikules dhe praktikat më të mira të nxjerra nga Agjencia Evropiane për Sigurimin e Cilësisë.
“Rezultatet e testeve ndërkombëtare në të cilat ka marrë pjesë Kosova tregojnë se ne po marrim shumë pak pikë krahas me vendet e tjera në vendin e tretë të fundit nga 77 vendepjesëmarrëse, që është tregues se synimi i rezultateve sipas lëndëve në kurrikulë nuk po zbatohet siç është synuar. Për më shumë, Komiteti i Vlerësimeve Ndërkombëtare nuk është themeluar që do t’i vlerësonte dhe adresonte mospërputhjet dhe boshllëqet. Rezultatet e testit kombëtar të arritshmërisë janë relativisht të larta dhe ndryshojnë shumë me vlerësimin vjetor që bëhen nga mësimdhënësit. Disa nxënës me notën 2 arritën të marrin deri në 84 nga 100 pikë. Nuk ka asnjë dëshmi nëse Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe drejtoritë komunale të arsimit, kanë ndërmarrë ndonjë hap që t’i analizojnë këto dallime, të cilat tregojnë se qëllimi i testit të arritshmërisë nuk është arritur dhe si rezultat mund të demotivojë dhe të nxis një kulturë jo të mirë mes nxënësve”, tha ajo.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button