Raportime për shpërthime në rajonin separatist të Moldavisë të mbështetur nga Rusia
Disa shpërthime kanë goditur ministrinë e sigurisë së shtetit në rajonin separatist moldav të Transnistria-s, informoi ministria e brendshme në kanalin e saj Telegram.
Ministria tha se ndërtesa dukej se ishte goditur me granata me raketa, por tha se askush nuk u lëndua.
Kjo vjen disa ditë pasi një gjeneral rus sugjeroi që Moska dëshiron të marrë kontrollin e plotë të Ukrainës jugore, duke i dhënë Rusisë akses në rajonin separatist të Moldavisë, të cilin ajo e mbështet, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Ai tha se kishte “shtypje të popullsisë rusisht-folëse” në Transnistria, një pretendim, i cili ishte bërë gjithashtu – pa prova – për të justifikuar pushtimin e Ukrainës.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se incidenti ishte një “provokim i planifikuar” nga vetë Rusia për të futur “panik dhe ndjenja anti-ukrainase”.
Një rajon i vogël separatist rusisht-folës, Transnistria kufizohet me Ukrainën nga perëndimi. Ajo pretendoi pavarësinë pas rënies së Bashkimit Sovjetik në një konflikt të përgjakshëm, por nuk njihet ndërkombëtarisht dhe zyrtarisht mbetet pjesë e Moldavisë./21Media