Raportime për të shtëna me armë zjarri në Kiev

Luftimet në Ukrainë tani po arrijnë në veri të kryeqytetit ukrainas, Kiev. Sipas informacioneve të RTL, tanket ruse po hyjnë në rrethin verior të Obolon.
Me avancimin e trupave ruse në Kiev, tani ka raporte të shumta për të shtëna me armë zjarri në kryeqytetin ukrainas, transmeton rtv21.tv.
Ja çfarë dëgjoi Paul Adams i BBC-së:
“Dy breshëri të shkurtra të zjarrit me armë të lehta u dëgjuan këtu në Kiev në 10 minutat e fundit. Është e pamundur të dihet se çfarë do të thotë, por ka zëra se “diversantë” rusë tashmë po veprojnë brenda qytetit”, ka shkruar ai.


Këtë e ka postuar edhe drejtori ekzekutiv i uebsajtit të gazetarisë hulumtuese Bellingcat, Christo Grozev:


Ndërkohë gazetarja ukrainase Nika Melkozerova ka dëgjuar shpërthime:/21Media

Back to top button