Raportohen tri vdekje të shtunën në Kosovë, Policia nis hetimet

Policia ka nisur t’i hetojë tri raste vdekjes të ndodhura gjatë së shtunës në Kosovë.

Siç është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë të dielën, një rast është regjistruar në Dumnicë të poshtme të Podujevës, ku një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij.

Një rast tjetër është shënuar në Vitomiricë të Pejës, ku një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.

Po ashtu në Pejë, një pacient në Spitalin e Pejës, thuhet se ka vdekur për arsye shëndetësore.

Me vendim të prokurorëve, trupat e pa jetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media

Back to top button