Raportohet për 7 raste të dhunës në familje

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar edhe 7 raste të dhunës në familje.
Rastet e dhunës janë nga Kamenica, Malisheva, Gjakova, Vushtrria dhe Skenderaj.
Është arrestuar një burrë nga Kamenica pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Dje janë arrestuar një çift bashkëshortor nga Malisheva pasi që dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikike ndaj babait. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregulltë.   

Edhe një grua nga Gjakova është rrahur nga bashkëshorti i saj të enjetën. Viktima është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.  
Të mërkurën janë arrestuar dy persona, një burrë dhe një grua, pasi që e dyshuara fillimisht ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari e më pas i dyshuari ka raportuar se e dyshuara ka shkuar tek banesa e tij dhe ja ka goditur derën me këmbë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të cilësohet si më lartë dhe të dy palët të intervistohen në cilësinë e të dyshuarve dhe rasti të procedohet në procedurë të rregulltë.
Një grua po ashtu nga Malisheva ka raportuar dje se në vazhdimësi ka presion psikik nga vjehrri i saj. I Dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregulltë.
Dje në Vushtrri është arrestuar një burrë kosovar pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës së tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Një burrë nga Skenderaj është arrestuar dje pasi që e ka kanosur ish gruan e tij, e cila ka edhe urdhër mbrojtje nga Gjykata. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button