Raportohet për gjashtë raste të dhunës në familje

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe gjashtë raste të dhunës në familje.
Sipas raportit të policisë rastet e dhunës janë nga Podujeva, Prishtina, Vitia, Prizreni, Mitrovica dhe Vushtrria.
Të premtën është arrestuar një burrë nga Podujeva nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Pas intervistimit i dyshuari  me vendim të prokurorit është liruar, rasti në procedurë hetimore.
Dje në Prishtinë pas një mosmarrëveshjeje në familje një femër e ka sulmuar vjehrrën e saj. Ndërsa duke ndërhyrë i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar bashkëshorten e tij. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  janë liruar në procedurë të rregulltë.
Të shtunën një femër nga Vitia ka raportuar se burri i saj e ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë psikike. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.
Ndërkaq, të shtunën shtë arrestuar edhe një burrë nga Prizreni pasi që i njëjti ka shkuar në banesën e ish gruas së tij, e ka sulmuar fizikisht këtë të fundit, ia ka marr telefonat. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit,  pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Për dhunë në familje ka raportuar edhe një grua nga Mitrovica, ndaj të cilës bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë psikike. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregulltë.
Është arrestuar edhe një burrë nga Vushtrria pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregulltë./21Media

Back to top button