Raportohet për gjashtë raste të dhunës në familje

Gjatë 24 orëve janë shënuar edhe gjashtë raste të dhunës në familje.
Siç bëhet e ditur në raportin e policisë, rastet e dhunës janë nga Fushë Kosova, Prizreni, Istogu, Gjakova dhe Malisheva.
Dje është arrestuar një burrë nga Fushë Kosova, pasi që më datë 05.02.2022 gruaja e tij kishte rapotuar se i dyshuari kishte ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Viktima është kthyer në familjen e vajzërisë. Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Mbrëmë pas mesnate është arrestuar një burrë nga Prizreni pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Viktima ka pranuar tretman të nevojshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje.

Dje janë arrestuar një femër dhe një mashkull nga Istogu pasi që të të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë në një përleshje me dy viktimat femra kosovare, njëra e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari mashkull  kosovar është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara dhe viktimat janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.

Një burrë nga Gjakova është arrestuar dje, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka shqetësuar dhe fyer bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregulltë.
Një çift nga Malisheva dje janë rrahur mes vete. Gruaja ka raportuar se bashkëshorti i saj me të cilin janë në proces të shkurorëzimit ka shkuar tek shtëpia e saj dhe pas një fjalosjeje mes vete e kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregulltë.
Dje pasdite është arrestuar një femër nga Gjakova pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së saj. E dyshuara ka tentuar që ta sulmojë fizikisht viktimën, pasi që e dyshuara ka probleme psikike, viktima ndjehet e rrezikuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që e dyshuara të hospitalizohet dhe të mbetët nën  kujdesin policor. /21Media

Back to top button