Raportohet për katër raste të vdekjeve të dyshimta
Policia ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjeve të dyshimta.
Dje në Prishtinë një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj. Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore.
Po ashtu në Prishtinë, dyshohet se një femër ka rënë nga banesa dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Viktima ishte dërguar në QKUK, dhe atje vdekjen e saj e kishte konstatuar ekipi mjekësor i Emergjencës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore.
Edhe në Gjilan një burrë ka raportuar se gruaja e tij është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore.
Si dhe nga Vitia është raportuar mbrëmë se një i mitur është gjetur i vdekur në serrën e shtëpisë së tij. Njësitë relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore./21Media