Raportohet për një person të zhdukur në Prishtinë

Një burrë në Prishtinë ka raportuar se djali i tij është larguar nga banesa të premten në mëngjes dhe nuk di për vendndodhjen e tij.
Referuar raportit 24 orësh të policisë thuhet se rasti është duke u hetuar.
“Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 02.05.2025 – 07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij viktima mashkull kosovar, është larguar nga banesa dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin ditor të policisë.