Kaloni te përmbajtja kryesore

Theret me thikë një person në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Një person në Podujeve është therur me thikë.

Referuar raportit 24-orësh të policisë thuhet se i dyshuari është arrestuar.

Ndërkaq, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Rr. Ilir Konushefci, Podujevë 03.05.2025 – 12:13. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka therë me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të policisë. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button