Raportohet për tetë raste të dhunës në familje
Gjatë 24 orëve është raportuar për tetë raste të dhunës në familje.
Rastet e dhunës në familje janë nga Fushë Kosova, Prishtina, Ferizaj, Peja, Deçani, Klina dhe Vushtrria.
Dje është arrestuar një burrë nga Fushë Kosova pasi që i njëjti dyshohet se e ka sulmuar izikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Edhe një burrë nga Prishtina është arrestuar dje, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vëllain e tij. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Një grua nga Ferizaj ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga burri i saj dje. Palët janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Në Pejë, dje është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte tentuar ta sulmojë babanë e tij. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në Deçan dje është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Viktima është dërguar në QKMF Deçan për ekzaminim mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, edhe në Klinë është arrestuar një burrë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rastet e fundit nga dhuna në familje janë raportuar nga Vushtrria.
Dje rreth orës 07:55 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkuar tek familja e ish-bashkëshortes me të cilën ishin ndarë dhe kishte marrë dy fëmijët e tyre, po ashtu i kishte marrë edhe telefonin viktimës. Viktima është intervistuar në prezencë të QPS-së. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar.
Ndërsa, rreth orës 13:30 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka shkaktuar mosmarrëveshje deri sa ishin tek babai i viktimës, sipas viktimës i dyshuari edhe me herët ishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj saj por nuk ka raportuar rastin. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./21Media