Raportohet se është liruar serbi që dyshohet se nxiti urrejtje në Gazimestan

Nikola Nedeljkoviq nga Beogradi, i cili u arrestua nga Policia e Kosovës në Gazimestan në Vidovdan, është liruar dhe është nisur për në Beograd, kështu raportojnë mediat serbe.
Më 6 shtator, Nedeljkovic u dënua me tetë muaj burg për “shkaktim i urrejtjes dhe intolerancës etnike”, pas së cilës ai kaloi dy muaj në paraburgim.
Nedeljkovic dyshohet se ka bërtitur “vrite, vrite shiptarin”, gjë që u pretendua nga një dëshmitar – një polic që e mori atë në paraburgim në fund të festës së Vidovdanit në Gazimestan.
Nedelkoviqit i është ndaluar që të hyjë në Kosovë për një periudhë njëvjeçare./21Media

Back to top button