Raportoi vjedhjen e targave të veturës, Policia zbulon se ato ishin konfiskuar nga një shtet tjetër

Një e dyshuar kishte raportuar në polici se i janë vjedhur targat e veturës.
Referuar raportit 24-orësh të policisë thuhet se rasti u raportua më 13.05.2025 në Gjakovë.
Ndërsa me datë 17.05.2025 pas hetimeve lidhur me rastin, dhe gjatë intervistimit të dyshuarës, është konstatuar se targat i kanë konfiskuar policia e një shteti tjetër.
“E dyshuara f/k me datën e cekur kishte raportuar se i janë vjedhur targat e veturës, ndërsa me datë 17.05.2025 pas hetimeve lidhur me rastin, dhe gjatë intervistimit të dyshuarës, është konstatuar se targat i kanë konfiskuar policia e një shteti tjetër. Në konsultim me prokurorin, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?