Rashani shënoi dy gola ndaj Lyonit, ia siguroi një pikë skuadrës së tij

Skuadra e Clermont-it, për të cilën luan edhe sulmuesi kosovar, Elbasan Rashani sot arriti që ta ndalë Lyonin me barazim 3-3.
Më meritori për këtë barazim ishte Rashani, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 69’ dhe realizoi dy gola në minutat 80’ dhe 90’ për t’i siguruar një pikë skuadrës së tij.
Pas tri xhirove në Ligue 1, Lyoni ka mbledhur vetëm dy pikë me dy barazime dhe një humbje, kurse Clermont ta shtatë pikë, dy fitore dhe një barazim dhe rënditet në vendin e dytë.

Back to top button