Rashica gjen golin e radhës në Turqi (VIDEO)

Milot Rashica vazhdon ta konfirmojë edhe më tutje formën e mirë nëpër të cilën po kalon me skuadrën e Galatasarait në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi i krahut të Kombëtares së Kosovës ka shënuar gol në ndeshjen kundër Alanyasporit duke e thelluar epërsinë e skuadrës së tij në 4-1.

Rashica tundi rrjetën në minutën e 63’ të ndeshjes pas asistimit nga Adekugbe.

Back to top button